×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanë mall për vendlindjen, por ish-luftëtarët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre në Luginë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Në dorë po e mban dokumentin, që ia mundëson kalimin e lirë në shtetin serb.

    Por, pavarësisht kësaj, Xhemail Halili nga Presheva, ka gati një vit që nuk ka shkelur në tokën e vendlindjes së tij.

    Fillimisht, ai nuk e dinte se nuk e ka të lejuar të kalojë andej kufirit.

    Këtë ia kishte thënë Policia serbe.

    “Vitin e kaluar kam tentuar të shkojë në vendlindje, policia e Serbisë me kthyen në kufi nuk me lanë të kalojë andej. Gjatë tentimit për të shkuar në vendlindje, një polic më tha se në një listë të kuqe, dhe kur kërkova arsye të metejme, nuk me dha”

    E shkak për këtë, po dyshohet që është puna që e bën Halil Xhemaili në Kosovë.

    Ai punon si drejtor i drejtorisë për prokurorim në Kuvendin e Kosovës.

    “Sipas disa informatave jozyrtare, pozitat drejtor e me lartë, nuk lejohet ta dalin andej”

    Xhemaili thotë që deri më tani nuk e ka pasur ndonjë pengesë për ta vizituar Preshevën.

    Por, ka disa muaj që nuk ka tentuar ta vizitojë vendlindjen, nga frika e një arrestimi.

    Ndërkohë, ndalesë të tillë, nuk po kanë vetëm ata që punojnë në administratën shtetërore të Kosovës.

    Naim Ramizi, ka 15 vjet që nuk guxon ta vizitojë shtëpinë e tij në Bujanoc.

    Ai në vitin 2001, si 17 vjecar i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës, Bujanovc dhe Medvegjë.

    Ndërsa, tregon për arsyet se pse nuk i lejohet ta vizitojë Bujanocin.

    “Periudha e luftës dhe aktiviteti jonë gjatë luftës ka bërë që të arrestohemi dhe të ngritet një aktakuzë e fabrikuar, i cili na ka dënuar me 57 vjet e 6 muaj atëherë, grupin prej 11 personave”

    Ramizi tregon se me çfarë përballën ish-pjesëtarët e UCPMB-së, nëse tentojnë ta kalojnë kufirin me Serbinë.

    “Nëse sot ne tentojmë ta vizitojmë vendlindjen, e di sigurt që do të përfundojmë në burgun e Nishit”

    Nuk është vetëm Ramizi që pati përvojë të tillë me autoritetet serbe.

    Dhjetëra ish ushtarë janë arrestuar që nga paslufta, pavarësisht që tentonin ta kalonin kufirin në mënyrë të rregullt.

    Nëse është ndërmarrë diçka që këtyre personave që Serbia i ka në listën e kuqe do t`u mundësohet kalimi për në pikat kufitare me shtetit fqinj, T7 ka pyetur edhe në zyrën e kryeministrit.

    Nga kjo zyre kanë thënë që kompetente për këtë çështje është Ministria e Punëve të Jashtme.

    Ndërsa këtë të fundit, pavarësisht tentimit dhe pritjes nga televizioni, kanë zgjedhur të heshtin./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë takuar gjatë ditës së djeshme në një takim që zgjati...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania për Distributimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se edhe gjatë së dielës do të zhvillojë punime në rrjet në disa...
    Lajme20 Korrik 2025
    Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.