×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për kryetar nga diaspora që synon ta transformojë Podujevën

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    U kthye nga Gjermania për të ndihmuar e për të dhënë kontributin e tij për qytetarët e Komunës së Podujevës.

    Kjo, për shkak se thotë se Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat me të pazhvilluara në Kosovë.

    Bëhet fjalë për kandidatin për kryetar të Komunës së Podujevës, Gazmend Islami i cili është aktualisht kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, shkruan FrontOnline.

    Islami në një intervistë për FrontOnline, tregon edh arsyet se përse i ka hyrë kësaj gare.

    Deklaron se komuna e Podujevës, ka nevojë për ndryshim pasi që ka çaluar në zhvillim ekonomik.

    E, derisa flet për zhvillim ekonomik brengë më të madhe e ka ndërtimin e spitalit, e për të cilin thotë se është jetik për qytetarët e Komunës së Podujevës.

    Sipas Islamit, të gjitha premtimet nga qeveritë e kaluara për ndërtimin e spitalit nuk janë realizuar

    “Premtime të tilla kemi pas, pra qysh nga viti 2011 nga qeveritë e ndryshme, por edhe nga partia që ka udhëheqë me Komunën tonë, por fatkeqësisht ato premtime nuk janë mbajt asnjëherë edhe Qeveria Bulliqi nuk e ka nisur me këmbë të mbarë punën në komunën tonë sepse nuk është parë ndonjë ndryshim i madh që është bërë për këta muaj, edhe pse e dimë që e ka pasur buxhetin e kufizuar dhe nuk mund të del jashtë asaj se çka është marrë vendim më herët pra në Kuvendin Komuna, mirëpo shoh në takimet me qytetarët që ata nuk janë të kënaqur as me punën e kryetarit të ri për shkak se mungojnë investimet, mungojnë premtimet që i ka dhënë të shumta dhe ato thuajse nuk janë mbajt as 5%”, ka deklaruar Islami, për FrontOnline.

    Derisa flet, për ndërtimin e spitalit në Podujevë thotë se është skeptik që ky projekt do të realizohet.

    “Unë shpresoj se nëse në këtë vit arrin të bëhet spitali, pavarësisht se cili kryetar nga cili do subjekt politik është për të mirën e qytetarëve sepse komuna jonë ka rreth 100 mijë banorë , pra për komunën tonë është jetike hapja e spitalit dhe uroj që Qeveria Kurti ta merr seriozisht këtë dhe ta implementojë, por unë jam skeptik në këtë drejtim”, është shprehur ai.

     

    Islami tregon se ku do të jetë përqendrimi i tij më i madh në rast se zgjidhet kryetar i komunës

    Gazmend Islami në një intervistë për FrontOnline, tregon se cili do të jetë fokusi i tij kryesorë në rast se fiton në zgjedhjet e 17 tetorit për të udhëhequr me Podujevën.

    “Në qeverisjen time nuk do të ketë hapësirë, asfalti, ndriçimi, kanalizimet, e do t’i mirëmbajmë këto, por përqendrimi im më i madh është që të hapen vende të reja të punës. Ky është fokusi im. Unë kam pas takime me disa biznesmenë edhe shqiptarë edhe gjermanë që janë jashtë vendit të cilët janë të interesuar që të investojnë. Hapja e një parku të biznesit, ose hapja e një qendre ku bizneset do të punojnë ,lirshëm, dhe mendoj se patriotizmi më i madh sot është aty ku punohet që tu hapet perspektivë rinisë dhe punësimit , pra ky është çelësi i suksesit”, ka deklaruar ai.

    Po, ashtu zhvillimi ekonomik do të jetë temë kyçe në dy vitet e para të qeverisjes së tij.

    “Unë do të përqendrohem në zhvillimin ekonomik dhe kjo do të jetë, pra dy vitet e para të miat dhe i gjithë stafi im do të përqendrohemi në hapjen e vendeve të reja të punës. Ne kemi kontaktuar edhe me një kompani të fuqishme gjermane e cila është e interesuar që të hap dy biznese në komunën tonë, do të jemi ndërmjetësues dhe besoj që ajo do të implementohet në vitin e parë të qeverisjes sime”, është shprehur ndër të tjera, ai.

     

    Islami: Agim Veliu nuk ishte i interesuar që të sjellim një kompani austriake për të hapur shkollë profesionale në Podujevë

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga Balli Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami në një intervistë për FrontOnline, ka treguar rastin e dështimit të një kompanie të fuqishme austriake për të investuar në Podujevë.

    E, thotë se gjithë fajin për këtë çështje e kishte qeverisja e Agim Veliut, pasi që e njëjta nuk ishte fare e interesuar për këtë çështje.

    “Në vitin 2017 së bashku me një mik timin kemi kontaktuar një kompani të ndërtimeve e cila ka qenë e interesuar të hap një shkollë profesionale në komunën tonë pra me insistimin tonë, se ai donte ta hapte në Moldavi por ne arritëm që ta sjellim kompaninë në komunën tonë, por fatkeqësisht nga qeveritarët e asaj kohe nuk u arrit asnjë ujdi për shkak se nuk shprehën interesim. Ajo kompani ka planifikuar ti merr rreth 50 nxënës dhe ti paguante me rroga, dështoi sepse nuk ishin të interesuar, atëherë qeverisja e Agim Veliut nuk ishte e interesuar që të vazhdonte këtë lloj miqësie, ka qenë një kompani shumë e fuqishme, pra ne do të interesohemi që investitorët e huaj ti sjellim këtu, pra fokusi im është që sa më shumë të sjellim investitor, të hapim vende të reja të punës”, ka thënë ai.

     

    Cilat do të jetë plani i Gazmend Islamit për familjet e varfëra në Podujevë?

    Nga një të punësuar për secilën familje të varfër ka premtuar kandidati për kryetar në komunën e Podujevës, Gazmend Islami.

    Islami, në një intervistë për FrontOnline, po ashtu ka thënë se  asnjë familje nuk do ta lënë pa kulm mbi kokë, duke shtuar se do të angazhojnë edhe ekipe mobile për të sëmurët në këtë komunë.

    “Komuna nuk ka ndonjë buxhet shumë të madh, pra që do të mund të ndihmonte familjet të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike , mirëpo ne do të marrim një model të cilin e përdorin edhe vendet e zhvilluara. Ne nga çdo familje e cila ka të ri të cilët janë të aftë për punë, pra komuna jonë gjatë qeverisjes time do të marrë së paku nga një anëtar të kësaj familje, do e bën një lidhje kontrate me kompanitë dhe do të ndihmojë që ata të punësohen, ndërsa familjet të cilat jetojnë në gjendje të rëndë dhe nuk kanë banim, ne kemi kalkuluar buxhetin e komunës dhe është e mundshme që asnjë familje të mos mbetet pa kulm mbi kokë”, tha ai për Front Online.

    Ai foli edhe për planin e tij në shëndetësi dhe transformimet që planifikon t’i bëjë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

    “Në plan-programin tonë te çështja e shëndetësisë, pra po kthehem edhe njëherë të shëndetësia ne kemi llogaritur që të kemi dy ekipe mobile gjatë gjithë vitit, në mënyrë që njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe nuk kanë mundësi që të vizitojnë qendrat ta kenë mjekun në shtëpi siç janë ata të sheqerit, me kancer, pra nga sëmundje të ndryshme dhe të vizitohen nga një mjek dhe nga një motër. Buxhetit të komunës do t’i kushtojë rreth 10 mijë euro në vit, mirëpo në kalkulimit tona është e mundshme që asnjë qytetar i Republikës të mos ndihet i diskriminuar karshi asaj, pra për t’iu dhënë ndihma mjekësore çdo njërit në mënyrë që të jenë të barabartë”, ka treguar Islami.

     

    Gazmend Islami: Në Podujevë do të ketë balotazh

    “Jo, nuk besoj se do ta fitojë në raundin e parë, por qytetarët llapjanë na njohin së pari si familje dhe e dijnë kontributin tonë si familje që kemi dhënë për të mirën e këtij vendi”, ka qenë përgjigja e kandidatit për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, kur është pyetur se a do ta fitojë Podujevën në raundin e parë.

    Ai ka pasur edhe një thirrje për qytetarët e kësaj komune, shkruan FrontOnline.

    “Unë veç ju kisha bë thirrje qytetarëve që të mendojnë mirë, të mendojnë drejtë, të mos mendojnë se cilit subjekt politik i takon por të mendojnë që kryetari i komunës duhet të jetë me të vërtetë një njeri i ndershëm, një njeri patriot, një njeri i cili nuk ka shfrytëzuar asnjëherë asnjë cent të këtij shteti, por ka bërë për të mirën e këtij shteti . Ne do të punojmë që të arrijmë suksesin dhe të fitojmë sepse po mos të ishte dëshira jonë e madhe dhe bindja se do të arrijmë suksesin nuk do t’i kishim hy kësaj gare hiq”, është shprehur ai.

    Thotë se gara në komunën e Podujevës do të jetë e ngushtë.

    “Prandaj, besoj që gara do të jetë e ngushtë dhe do të kemi balotazh, por kjo varet edhe nga  qytetarët në momentin kur do ta vendosin votën në kutinë e votimit. Unë ju kisha bë thirrje pra që qytetarët të mendojnë drejtë, mos t’iu dhënë mundësi subjekteve politike të cilat nëpër kohë të ndryshme e kanë dëshmuar veten si qeverisin, mund të marrësh model edhe VV-në, edhe PDK-në edhe LDK-në, pra të trija subjektet edhe AAK-në, pra shumë thjeshtë është për të parë se si kanë qeverisë nëpër komunat tjera”, ka deklaruar ndër të tjera, Islami.

     

    Islami: Nuk do të ketë nepozitëm nëse zgjidhem kryetar i Komunës së Podujevës

    Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka premtuar se në rast se do ta marr timonin për të udhëhequr me Komunën e Podujevës, nuk do të ketë nepotizëm.

    “Qytetarëve të Podujevës iu premtoj një gjë që së pari nuk do të ketë nepotizëm , e dyta do ta kenë një kryetar i cili nuk është i shantazhuar, një kryetar i cili nuk ka bërë të keqe këtij vendi asnjëherë , nuk ka bërë asnjë gjë e cila bie ndesh me të mirën e qytetarit çdo herë jam munduar të kontribuoj në të mirën e këtij vendi dhe ky kontribut i imi do të vazhdojë , do të ndali edhe hajninë e madhe e cila është bërë dhe bëhet vazhdimisht”, ka thënë ai, për FrontOnline.

    Ai, ka komentuar edhe largimin e disa drejtorëve në qeverinë e Shpejtim Bulliqit.

    “Pra, krejt për fund po them që largimi i drejtorëve në qeverinë e Bulliqit brenda dy apo tre muajve tregon që edhe kjo qeverisje nuk ka filluar mbarë dhe mirë dhe le ta matin me pulsin e vet çdo njëri dhe të vlerësojnë drejt. Unë ju bëj thirrje që ata të vlerësojnë drejt, të votojnë djathtas në zhvillim ekonomik sepse konservatizmi modern evropian pra ,mbështet bizneset dhe krejt fokusi i saj është në zhvillimin e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka deklaruar ai.

    Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovës, do të mbahen më 17 tetor.

    Ndërsa, partitë politike kanë afat deri më 16 gusht të zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave./FrontOnline

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.