×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatët për kryetar në Podujevë gati për zgjedhje, presin PO-në e Presidentit

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Me 14 mars të këtij viti presidenti Hashim Thaçi i shtyu zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

    Këtë veprim ai e mori si masë preventive për përhapjen e koronavirusit në atë kohë kur në vend u shfaqën rastet e para me këtë sëmundje ngjitëse.

    Tash meqë thonë se situata epidemiologjike është përmirësuar, në Vetëvendosje, po e kërkojnë vazhdimisht mbajtjen e tyre, shkruan Front Online.

    Sipas kanidatit të saj për kryetar në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, Presidenti nuk ka më asnjë arsye t`i vonojë ato.

    “Situata pandemike është relativisht e mirë. Madje shumë shtete të rajonit i kanë mbajtur edhe zgjedhjet qendrore. Presim te zhbllokohet procesi që po e mban peng presidenti i vendit”, theksoi ai për Front Online.

    Bulliqi tha se prej fillimi kanë qenë gati për zgjedhje, derisa u shpreh i bindur në fitoren e tij.

    “Jemi të gatshëm dhe kemi qenë kështu që nga muaji mars. Nuk kemi fije dyshime për fitoren sepse jemi subjekti më serioz”, tregoi ai për Front Online.

    Edhe në PDK po e presin veç PO-në e Presidentit.

    Kandidati i saj për kryetar në këtë komunë, Naim Fetahu, i ka të njëjtat fjalë si kundërkandidati i tij nga VV-ja.

    Thotë se është përgatitur që moti për zgjedhjet, nga të cilat beson se do të del fitues.

    “Presim nga organet se si do te veprohet më tutje. Gjithmone kemi qenë të gatshëm. Kemi bërë pergatitjet e nevojshëm. Gjithsesi besoj në fitore”, tregoi ai për Front Online.

    E kundërkanditati i tyre, Nexhmi Rudari, është i sigurt se do ta vazhdojë traditën 20 vjeçare të fitoreve të LDK-së në Podujevë.

    “Mendoj që Podujeva që 20 vjet ka votuar drejtë. Podujeva ka besuar djathtas dhe do të vazhdojë të votojë djathtas. Jemi komod dhe shumë të sigurt në fitore”, pohoi ai për Front Online.

    Rudari, që si nënkryetar udhëheq aktualisht me komunë e Podujevës, mohoi se i konvenon shtyrja sa më e gjatë e zgjedhjeve.

    E nuk dihet edhe sa kohë duhet të presin këta kandidatë për to.

    Nga Presidenca nuk kanë kthyer përgjigje se kur i pari i saj e ka në plan t`i shpall ato.

    E në KQZ krejt çka po presin është vendimi i të parit të shtetit, meqë thonë se veç janë gati për mbajtjen e tyre.

    “Jemi të gatshme. Kjo as që diskutohet. Po e presim veç vendimin e Presidentit”, tregoi kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka.

    Zgjedhjet në këtë komunë ishin paraparë të mbahen me 15 korrik shkaku që kryetari i komunës atë botë, Agim Veliu, dha dorëheqje nga ky post për të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./FRONT ONLINE

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.