Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë, Bekim Haxhiu, ka treguar një metodë të kopjimit që e kanë përdorur studentët në këtë afat të provimeve.
Në fotot që ka publikuar Haxhiu në Facebook, shihet se studentët kanë tentuar të kopjojnë me orë te mençura.
Ai u ka bërë thirrje studentëve që të mos kopijojnë, duke thënë se para pacientëve do të duhet të dalin me njohuritë që kanë mësuar e jo me orë dhe telefona të mençur.