×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kalon 150,000 numri i viktimave nga Coronavirusi në SHBA

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,267 viktima nga koronavirusi në 24 orë, njoftuan autoritetet shëndetësore të mërkurën vonë.

    Me këtë shifër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i viktimave në SHBA kalon 150,000.

    Numri i vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka qenë në rritje në SHBA për tri javë rresht, pasi numri i rasteve të reja pozitive është rritur në shtetet: Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksas.

    Situata ka bërë që këto shtete dhe të tjera të ngadalësojnë hapat për rihapjen e biznesve, të cilat janë mbyllur në mars dhe në prill, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

    Numri i viktimave në SHBA, prej 150,649, paraqet rreth një të katërtën e numrit global të të vdekurve nga koronavirusi, që është afro 665,000.

    Numri i të infektuarve në gjithë botën është afro 17 milionë.

    Numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara është më i lartë se në çdo vend tjetër, por për shkak të popullsisë së madhe, prej më shumë se 330 milionë banorësh, SHBA-ja renditet e gjashta për nga numri i vdekjeve për kokë banori, pas Britanisë së Madhe, Spanjës, Italisë, Perusë dhe Kilit. /rel/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.