×
  • Lajme
  • Lajme

    Javën e ardhshme takim në nivel të ekspertëve për dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Javën e ardhshme rifillon dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve, ndonëse nuk flitet se kur mund të ketë takime të tjera të nivelit të lartë politik, mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serbi, Aleksandër Vuçiq.

    Takimin në nivel të ekspertëve javën që vjen e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    “Mund të konfirmoj se ekziston mundësia që të kemi takimin në nivelin e krye-negociatorëve në Bruksel, të mërkurën e ardhshme. Ne gjithmonë e bëjmë të ditur agjendën afër datës së takimit”, tha zëdhënësi Peter Stano, i cili nuk bëri të ditur temat, për të cilat do të flitet. Në takimin e fundit në nivel të ekspertëve, palët diskutuan për çështjet financiare dhe pronësore, por nuk u arrit pajtimi që të flilet për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Në Kosovë, shtyrjen e dialogut me Serbinë për një fazë të mëvonshme e kërkuan ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe partneri i koalicionit qeverisës AAK, e Ramush Haradinajt. Kjo kërkesë u bë pas ngritjes së aktakuzave për krime lufte kundër presidentit Thaҫi dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

    Hoti: Jo shtyrje e dialogut

    Vetë kryeministri Avdullah Hoti nuk e sheh të nevojshme shtyrjen e dialogut dhe hedh poshtë zërat se Kosova në dialog po i bën favore vetëm Serbisë. “Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë, në Samitin e Parisit të organizuar nga Presidenti i Francës Macron dhe kancelarja gjermane Merkel. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim. Dhe ka dakordësi për atë që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara, sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë. Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më parë me njohje reciproke”, thotë kryeministri Hoti.

    Strategjia e BE: SHBA dhe BE të  bashkëveprojnë për Ballkanin Perëndimor

    Në mesin e javës që shkoi Komisioni Evropian, miratoi një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë agjendë strategjike, Komisioni Evropian përmend nevojën që BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veҫantë në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partreritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, raporton dw.

    Për përfshirjen amerikane në dialogun Kosovë-Serbi flet edhe kryeministri i Kosovës, i cili marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në prani të presidentit Trump, vazhdon ta cilësojë një marëveshje të mirë, ku u firmos një listë me zotime. “Kërkesa dhe dëshira jonë mbetet që të nënshkruajmë sa më parë një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke me Serbinë dhe këtë mënyrë të lëvizim së bashku drejt integrimit në BE. Ajo që na u ofrua në Uashington është që të vijojmë me një listë zotimesh për të dy vendet”, thotë kryeministri Hoti.

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 nën ndermjetësimin e Bashkimit Evropian, e ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Më 4 shtator të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik, ndërsa që nga ajo kohë, nuk u takua më niveli i lartë politik Kosovë-Serbi.

    Gjatë javës që po lemë pas, i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”. “Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha Lajqak para anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, duke potencuar se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.