×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë Kosovës.

    Kryeministri Hoti e njoftoi Ogasawara për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç janë masat për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e kësaj pandemie etj. Po ashtu, ai foli edhe për procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se pavarësisht rrethanave dhe sfidave, dialogu nuk ka alternativë.

    “Ne hyjmë në këtë dialog me platformë të qartë, të bindur se është e domosdoshme një marrëveshje, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe me perspektivë të qartë integruese euroatlantike ”, tha kryeministri Hoti.

    Nga ana e tij i ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara ritheksoi se Japonia mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën dhe se është e hapur që partneriteti mes të dyja vendeve të jetë edhe më dinamik në të ardhmen.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.