×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiq akuzon Ramush Haradinajn që Komuna e Deçanit s’po ua kthen tokat Manastirit

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq është ankuar për tokën e manastirit duke thënë se po konfiskohet prona dhe po ndërtohet një autostradë pranë saj.

    Janjiq ka thënë se prapa komunës së Deçanit që nuk po e kthen tokën e manastrit edhe pas vendimit të gjykatës qëndron Ramush Haradinaj.

    “Prapa komunës së Deçanit, janë klanet më të fuqishme në këtë pjesë të Kosovës nën ndikimin e fortë të Ramush Haradinajt dhe qëllimi është që të merret prona e manastirit dhe të ndërtohet një autostradë pranë saj”, i ka thënë Janic mediumit serb Sputnik, përcjell Gazeta Express.

    Janjiq, ka deklaruar se verdikti është dhënë nga Gjykata Supreme më 2012 dhe Gjykata Kushtetutese e ka konfirmuar katër vjet më vonë por që prona ende nuk i takon Manastirit në kadastër.

    Ai tutje ka thënë se ka gjasë që punimet të fillojnë dhe të vazhdojnë në zonën e mbrojtur të manastirit.

    “Këto ditë, punimet do të rihapen dhe është një rrezik që do të vazhdojnë edhe në zonën e mbrojtur përreth manastirit që është e ndaluar me ligj”, tha Janjiq.

    Ndërkaq, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe para dy ditëve kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të implementohet dhe respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës lidhur me kontestin pronësor mes Komunës dhe Manastirit të Deçanit

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.