×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ja kur do të hapet sezoni turistik në Kroaci

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Shoqata Kroate e Turizmit ka bërë të ditur planin për hapje të objekteve turistike si dhe ka paraqitur rekomandimet për udhëtimin e turistëve në Kroaci.

    Ministria e Turizmit më parë ka paraqitur planin për hapjen e sezonit turistik veror, që parasheh që deri në fund të majit udhëtimi të lehtësohet për Slloveni, Austri, Hungari, Çeki dhe Sllovaki, ndërsa gjatë qershorit edhe për Gjermani dhe Poloni si dhe për vendet tjera me situatë të ngjashme epidemiologjike.

    Të shtunën sektori turistik përmes Shoqatës Kroate të Turizmit ka paraqitur planin për hapjen e objekteve turistike dhe për udhëtimin e turistëve.

    Në Kroaci vlerësojnë se e kanë gjendjen epidemiologjike prej më të mirave në Mesdhe. Prej fillimit të majit janë hequr ndalesat për punën e dyqaneve, restoranteve dhe të lëvizjes së lirë. Sipas index.hr, hotelet, kampet dhe vendpushimet i plotësojnë standardet më të larta.

    Deri në fund të majit do të hapen kampet në Istra, Kvarner dhe Dalmaci e po ashtu disa hotele. Gjatë qershorit pritet hapja e plotë e shumicës së hoteleve dhe të gjitha shërbimeve tjera turistike dhe e destinacioneve.Kufijtë e Kroacisë janë të hapur për turistët.

    Me rastin e hyrjes në Kroaci, turistët duhet të kenë konfirmimin e rezervimit të vendqëndrimit, ndërsa marrin këshillat për qëndrim të sigurt në këtë vend.Është duke u punuar një aplikacion përmes të cilit turistët më herët mund të paralajmërojnë ardhjen e tyre që do të mundësoj që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë.

    Në Kroaci shpresojnë që prej muajit të ardhshëm edhe vendet evropiane të lejojnë udhëtimin e qytetarëve të tyre për në Kroaci, në bazë të një sugjerimi të Komisionit Evropian dhe faktit që Kroacia është prej vendeve me numër të vogël të personave të infektuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.