×
  • Lajme
  • Lajme

    Izraeli shqyrton reagimin ndaj Iranit ndërsa SHBA-të kërkojnë vetëpërmbajtje

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Izraeli po shqyrton se si do t’i përgjgjet sulmeve të fundjavës me dronë dhe raketa nga Irani, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i kanë bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu të mos përshkallëzojë situatën duke rrezikuar ndezjen e një konflikti më të gjerë në rajon. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara analistët mendojnë se ka edhe arsye të tjera të cilat nxisin reagimin e kryeministrit të Izraelit.

    Të martën, Izraeli tregoi atë që sipas tij është një raketë balistike e cila u interceptua të shtunën, një nga qindra raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani, sulmi i parë i drejpërdrejtë ndaj Izraelit nga toka iraniane.

    Irani ka deklaruar se veprimet erdhën në përgjigje të një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Siri në fillim të muajit. Izraeli është zotuar se do të kundërpërgjigjet.

    “Irani do të përballet me pasojat e veprimeve të tij. Do t’i përgjigjemi këtij sulmi ashtu siç duhet”, tha Herzi Halevi, Shefi i forcave të armatosura izraelite

    Izraeli njoftoi dëme jo të rënda pasi interceptoi më shumë se 300 raketa dhe dronë iranianë me ndihmën e Shtetevet të Bashkuara dhe aleatëve rajonalë. Kjo krijon përshtypjen se sulmet e Iranit mund të ishin planifikuar në mënyrë të tillë që të minimizonin viktimat.

    Analistët thonë se përgjigja e Izraelit ka të ngjarë të synojë objekte brenda Iranit, por pa vrarë civilë.

    “Objekti i sulmit nuk duhet të jetë simbolik, por nga ana tjetër, në kuptimin politik, të verë në pozita turpëruese regjimin dhe t’i krijojë idenë se ka nevojë të përshkallëzojë situatën. Pra ketë manovra, janë të llogaritura me shumë, shumë kujdes, por është shumë e lehtë që diçka të shkojë gabim”, shprehet Jonathan Rynhold nga Universitetit “Bar-Ilan”, Izrael .

    Izraeli po ashtu mund të zgjedhë të kryejë operacione të fshehta, duke vënë në shënjestër zyrtarë iraniane, apo të ndërmarrë sulme kibernetik, si virusi kompjuerik Stuxnet në vitin 2010.

    “Ata krijuan një virus dhe më pas e injektuan atë në sistemin kompjuterik të komplekseve bërthamore iraniane, duke bërë që centrifugat të dilnin jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme në miliona dollarë dhe duke dobësuar kapacitetet bërthamore të Iranit”, shprehet Gregory Hatcher nga kompania White Knight Labs.

    Cilido qoftë vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Natanyahu, Presidenti Joe Biden i ka thënë atij se Shtetet e Bashkuara nuk të jenë pjesë e përgjigjes izraelite si dhe ka bërë thirrje për uljen e tensioneve.

    “Ne nuk duam të shohim luftë me Iranin. Ne nuk duam të shohim zgjerim te konflikt, tha John Kirby zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë pasoja.

    “Pritshmëritë e mia janë se do të vendosim sanksione shtesë ndaj Iranit në ditët në vazhdim”, tha Janet Yellen, Sekretarja amerikane e Thesarit.

    Kryeministri Netanyahu përballet me trysni brenda vendit dhe me dënimin në rang ndërkombëtar për shkak të situatës në Gazë. Disa e akuzojnë atë se po përshkallëzon qëllimisht situatën me Iranin, mes tyre edhe Ayman Safadi, ministri i jashtëm jordanez, vend aleat i Shteteve të Bashkuara që ndihmoi në mbrojtjen e Izraelit nga sulmet e Teheranit.

    “Nuk është sekret se politikat e kryministrit izraelit synojnë zgjerimin e konflikit me qëllim uljen e trysnisë në rritje ndaj tij në nivel botëror si pasojë e vrasjeve, luftës dhe shkatërrimit që po kryen në Gazë”, tha ai.

    Edhe udhëheqës të tjerë i janë bashkuar thirrjeve për vetëpërmbajtje.

    Mbetet e paqartë nëse kryeministri Netanyahu do t’i marrë ato në konsideratë.

    “Ai përherë ka dashur të sulmojë Iranin, sidomos objeket bërthamore iraniane. Ai mund ta shohë këtë si shansin e fundit për të mundur të gjithë aleatët e Izraelit, Hezbollahun, Iranin e të tjerë”, tha Barbara Slavin nga Qendra Stimson.

    Të martën, kryeministri Netanyahu u zotua se do të mbrojë Izraelin ndaj Iranit dhe grupeve të lidhura me të.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  bëri homazhe në Gllobar, Verboc dhe Shtuticë, në përkujtim të shqiptarëve të vrarë nga këto...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali...
    Lajme30 Prill 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, sot e ka nënshkruar një memorandum me kryetarit e Komunës së Mitrovicës së...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra....
    Lajme30 Prill 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili...
    Vip30 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka pasur mundësinë t’i takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin. Gjatë...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.