Dje rreth orës 19:53 në Prishtinë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka poseduar narkotikë.
Policia ka njoftuar se njësia policore fillimisht ka pranuar informacione për dhunë në familje, pastaj kur ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në klinikën neuropsikiatrike për trajtim mjekësor.
“POSEDIM I PA AUTORIZUAR I NARKOTIKËVE | Prishtinë 19.07.2022-19:53. Njësia policore pas pranimit të një informate për dhunë në familje te i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në klinikën neuropsikiatrike për trajtim mjekësor, poashtu ndaj tij është inicuar rasti për dhunë në familje”.