×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia thotë se 96 për qind e të vdekurve nga coronavirusi vuanin edhe nga sëmundje të tjera

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Përhapja e coronavirusit në Itali ka goditur shumë njerëz, sidomos në mesin e popullatës më të moshuar të vendit dhe atyre me kushte mjekësore ekzistuese, sipas autoritetit shëndetësor kombëtar.

    Madje, sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, pothuajse 96% e viktimave nga virusit në këtë vend kishin kushte të mëparshme mjekësore, tregojnë të dhënat nga instituti shëndetësor ISS i Italisë.

    ISS, i cili boton një varg studimesh mbi shpërthimin, përfshirë një raport të detajuar javor, konfirmon një trend të parë që nga fillimi i emergjencës, me moshën mesatare të italianëve që kanë vdekur nga virusi në rreth 80 vjeç.

    “Numrat e fundit tregojnë se rastet e reja dhe vdekjet kanë një profil të përbashkët: kryesisht të moshuarit me sëmundje të mëparshme”, ka thënë shefi i ISS, Silvio Brusaferro në një konferencë shtypi të premten.

    Të rinjtë të relaksuar

    Me mbi 32,000 vdekje dhe më shumë se 230,000 raste, Italia ishte epiqendra evropiane e pandemisë.

    Vendi filloi të dalë nga një bllokim mbarëkombëtar në 4 maj, kur rreth 4 milionë njerëz u kthyen në punë.

    Shumica e dyqaneve, bareve dhe restoranteve u lejuan të rihapeshin dy javë më vonë me rregulla distancimi, dhe italianëve u lejohet përsëri të udhëtojnë lirshëm – por vetëm brenda rajoneve të tyre.

    Qeveria është zotuar të lejojë lëvizjen e plotë të lirë nga 3 qershori. Por me disa zona që ende shohin qindra raste të reja në ditë, kryeministri Giuseppe Conte mund të mbajë të mbyllur kufijtë në rajonet veriore të Lombardisë dhe Piemonte, njoftuan të martën gazetat përfshirë Corriere della Sera.

    Zyrtarët qeveritarë dhe ekspertët shëndetësorë gjithashtu kanë frikë se të rinjtë mund të kenë marrë mesazhin se nuk rrezikohen nga patogjeni, përcjell Telegrafi.

    Kjo pasi shumë prej tyre u mblodhën në sheshe gjatë fundjavës, duke mos respektuar rregullat për distancimin shoqëror ose përdorimin e maskave.

    Në këtë drejtim është bërë e ditur se megjithëse mosha mesatare e rasteve të prekur me virus është 62 vjeç, rreth 30% e të infektuarve janë nën 50 vjeç.

    Vdekjet e “pashpjegueshme”

    Gjithashtu, studimi më i fundit javor i ISS, bazuar në një mostër prej rreth 10% të vdekjeve deri në 21 maj, gjithashtu tregoi se vetëm 124 viktima, ose 4.1% e totalit, nuk kishin patologji të mëparshme.

    Nga këto, pothuajse 60% e viktimave vuanin nga të paktën tre sëmundje paraprake dhe rreth një e pesta kishte dy.

    Më shumë se 68% kishin tension të lartë, rreth 30% kishin diabet dhe 28% vuanin nga sëmundje të zemrës, sipas raportit.

    Gjithsesi, shifrat zyrtare mund të mos kapin pamjen e plotë: shumë pacientë që vdiqën në shtëpitë e tyre mund të mos jenë testuar.

    Gjithashtu, Italia kishte 11.600 më shumë vdekje “të pashpjegueshme” në tremujorin e parë në krahasim me vitet e kaluara, asnjëra prej të cilave nuk ishte regjistruar si vdekje e shkaktuar nga COVID-19, sipas një raporti të përbashkët nga ISS dhe zyra kombëtare e statistikave Istat.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.