×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia shtyn deri më 31 dhjetor gjendjen e emergjencës shëndetësore

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Italia pritet të shtyj deri më 31 dhjetor 2020 gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore për shkak të pandemisë Covid-19.

    Vendimi ende nuk është zyrtar por burimet qeveritare kanë përcjellë për mediat lajmin se shumë shpejt kryeministri Giuseppe Conte do të firmos urdhër dekretin e ri, që shtyn nga 15 tetori 2020 në 31 dhjetor 2020 gjendjen e emergjencës Covid-19.

    Kjo është hera e dytë që qeveria italiane kërkon zgjaten e emergjencës nga koronavirusi.

    30 korriku 2020 qe afati i parë i skadimit të saj, i cili u e shty nga qeveria italiane deri më 15 tetor 2020.

    Edhe pse gjatë javëve të fundit vlerësimi i Organizatës Botërore të Shëndetit ndaj Italisë është më se pozitiv, duke e konsideruar si vendi që ja doli të ketë sot realitetin më të mirë ndaj emergjencës Covid, në krahasim me vendet e tjera evropiane, shifrat e fundit të kurbës pandemike preokupojnë autoritetet italiane.

    Dy ditë më parë u regjistrua numri më i lartë i personave të infektuar në 24 orë, me 1912 raste pozitive, shifër kjo më e lartë që prej përfundimit të fazës së karantines.

    E në 24 orët e fundit shifrat vazhdojnë të preokupojnë duke regjistruar 1869 të infektuar e 17 viktima.

    E me këto të dhëna duket më se e justifikueshme vendimi i qeverisë italianë për zgjatjen e gjendjes së emergjencës duke kujtuar se në korrik të 2020 (kur ndodhi dhe shtyrja e parë e afatit të saj), Italia shënonte mesatarisht rreth 400 raste pozitive në 24 orë.

    Preokupon veçanërisht rritja e numrit të personave të infektuar të shtruar në repartet Covid si dhe të atyre në repartet e terapisë intensive.

    Raporti javor tregon se ka gati një dyfishim të numrit të tyre në krahasim me një javë më parë e për të tetën javë radhazi shënohet një rritje progresive të rasteve pozitive.

    Virusi Covid 19 qarkullon në të gjithë territorin kombëtar e numërohen 2397 vatra aktive, 698 prej të cilave janë shtuar në 7 ditët e fundit.

    Pa dyshim shtyrja e afatit të emergjencës do të ketë ndikim në ekonominë vendase që po kalon një fazë të vështirë e do të kërkoj amortizatorë ndihmës në shumë sektorë të saj, si dhe një vazhdimësi të respektimit të masave anti-covid, si përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, përdorimi i detyrueshëm i saj nga ora 18.00 deri më 6.00 në vendet me rrezik grumbullimi, distancimi social etj.

    Pak orë më parë Komitetit Tekniko shkencor pas një analize specifike informoj se momentalisht në Itali nuk janë kushtet e duhura për hapjen e stadiumeve me publik e në çdo aktivitet tjetër sportiv, transmeton oranews.

    Ndërsa për impaktin që hapja e shkollave mund të ketë në kurbën e pandemisë.

    Ky komitet informon se dhe pse janë verifikuar raste infektimit nuk është vërtetuar përcjellja zinxhirë të infektimit në shkolla e do duhen të paktën 2 javë të tjera për të pasur një analizë specifike mbi situatën Covid në shkollat italiane.

    Ministri Italian i shëndetësisë Roberto Speranza ka deklaruar se “muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë e duhet impenjimi i të gjithëve për t’ia dalë sa më mirë.”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën. Sipas raportimeve të mediave,...
    Të tjera
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.