×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia shtyn deri më 31 dhjetor gjendjen e emergjencës shëndetësore

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Italia pritet të shtyj deri më 31 dhjetor 2020 gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore për shkak të pandemisë Covid-19.

    Vendimi ende nuk është zyrtar por burimet qeveritare kanë përcjellë për mediat lajmin se shumë shpejt kryeministri Giuseppe Conte do të firmos urdhër dekretin e ri, që shtyn nga 15 tetori 2020 në 31 dhjetor 2020 gjendjen e emergjencës Covid-19.

    Kjo është hera e dytë që qeveria italiane kërkon zgjaten e emergjencës nga koronavirusi.

    30 korriku 2020 qe afati i parë i skadimit të saj, i cili u e shty nga qeveria italiane deri më 15 tetor 2020.

    Edhe pse gjatë javëve të fundit vlerësimi i Organizatës Botërore të Shëndetit ndaj Italisë është më se pozitiv, duke e konsideruar si vendi që ja doli të ketë sot realitetin më të mirë ndaj emergjencës Covid, në krahasim me vendet e tjera evropiane, shifrat e fundit të kurbës pandemike preokupojnë autoritetet italiane.

    Dy ditë më parë u regjistrua numri më i lartë i personave të infektuar në 24 orë, me 1912 raste pozitive, shifër kjo më e lartë që prej përfundimit të fazës së karantines.

    E në 24 orët e fundit shifrat vazhdojnë të preokupojnë duke regjistruar 1869 të infektuar e 17 viktima.

    E me këto të dhëna duket më se e justifikueshme vendimi i qeverisë italianë për zgjatjen e gjendjes së emergjencës duke kujtuar se në korrik të 2020 (kur ndodhi dhe shtyrja e parë e afatit të saj), Italia shënonte mesatarisht rreth 400 raste pozitive në 24 orë.

    Preokupon veçanërisht rritja e numrit të personave të infektuar të shtruar në repartet Covid si dhe të atyre në repartet e terapisë intensive.

    Raporti javor tregon se ka gati një dyfishim të numrit të tyre në krahasim me një javë më parë e për të tetën javë radhazi shënohet një rritje progresive të rasteve pozitive.

    Virusi Covid 19 qarkullon në të gjithë territorin kombëtar e numërohen 2397 vatra aktive, 698 prej të cilave janë shtuar në 7 ditët e fundit.

    Pa dyshim shtyrja e afatit të emergjencës do të ketë ndikim në ekonominë vendase që po kalon një fazë të vështirë e do të kërkoj amortizatorë ndihmës në shumë sektorë të saj, si dhe një vazhdimësi të respektimit të masave anti-covid, si përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, përdorimi i detyrueshëm i saj nga ora 18.00 deri më 6.00 në vendet me rrezik grumbullimi, distancimi social etj.

    Pak orë më parë Komitetit Tekniko shkencor pas një analize specifike informoj se momentalisht në Itali nuk janë kushtet e duhura për hapjen e stadiumeve me publik e në çdo aktivitet tjetër sportiv, transmeton oranews.

    Ndërsa për impaktin që hapja e shkollave mund të ketë në kurbën e pandemisë.

    Ky komitet informon se dhe pse janë verifikuar raste infektimit nuk është vërtetuar përcjellja zinxhirë të infektimit në shkolla e do duhen të paktën 2 javë të tjera për të pasur një analizë specifike mbi situatën Covid në shkollat italiane.

    Ministri Italian i shëndetësisë Roberto Speranza ka deklaruar se “muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë e duhet impenjimi i të gjithëve për t’ia dalë sa më mirë.”

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shumë të huaj ëndërrojnë të marrin shtetësinë gjermane, por vonesat e gjata dhe burokracia mund të pengojnë. Çfarë kohësh pritjeje duhet të...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision. Artisti që...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se me homologun e tij francez, Sebastien Lecornu, kanë...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët...
    Lajme17 Maj 2025
    Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen që u nënshkrua më 13 maj në Shtetet e...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, folën sot në telefon, sipas Departamentit të Shtetit....
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 43-të. Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me familjen e saj,...
    Lajme17 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë dhe se këtë e ka...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës ka hartuar një listë të të burgosurve rusë të luftës që mund të bëhen pjesë e një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.