
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar qeverinë “Kurti” për prishje të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.
Deputetja e kësaj partie, Besa Ismaili në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se 100 ditësh i kësaj qeverie, janë ditët më të këqija të qeverisjes.
E lidhur me pezullimin e dekretit të Presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë së re, Ismaili ka vlerësuar që ishte vendim i drejtë.
Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të reja, deputetja e PDK-së ka theksuar që duhet shpallur të njëjtat posa të krijohen kushtet.
Të drejtë e ka cilësuar ajo, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për krijimin e qeverisë së re.
“Të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mua janë të drejta. Mendoj edhe nga arsyeshmëria ime dhe nga arsyetimi im personal dhe individual mund të them se ka qenë i drejtë për vet faktit që do duhej të nevojitet kohë për t`i përmbushur dhe për të analizuar situatën në të cilën ne kemi ardhur dhe që në fakt na ka sjellë vet koalicioni që ishte në qeverisje do të thotë LDK-VV”, ka potencuar ajo./Front Online
Deputetja e PDK-së: Kurti shkeli sovranitetin territorial të Kosovës