×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-oficeri policor në SHBA akuzohet zyrtarisht për vrasjen e një tjetër afro-amerikani

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Një oficer policie në Atlanta u akuzua zyrtarisht këtë të mërkurë zyrtarisht për vrasje, ndaj të shtënave me armë ndaj Rayshard Brooks, edhe ky një afro amerikan që jetonte në SHBA.

    Një ish koleg që ka akuza më të lehta ka pranuar të dëshmojë kundër ish oficerit. Vdekja e Brooksit, e dokumentuar edhe me pamje filmike në rrjetet sociale, bëri që të ketë tensione në vend dhe të shmanget brutaliteti policor e racizmi në sistemin e drejtësisë amerikane, raportojnë mediat e huaja.

    Brooks, babai i një fëmije 3 vjeç kurrë nuk e ka treguar veten agresivë ndaj dy oficerëve të bardhë, që qëlluan kundër tij, tha në një konferencë shtypi prokurori i Qarkut Fulton, Paul Houard. Garrett Rolfe, oficeri që qëlloi Brooksin dhe u shkarkua të nesërmen pasi video nxori qartë se çfarë kishte bërë, ka zyrtarisht 11 akuza, duke përfshirë vrasje, sulm vdekjeprurës me armë zjarri dhe shkelje të betimit të detyrës.

    Rolfe, 27 vjeç, përballet me mundësinë e burgosjes përjetë ose dënimin me vdekje nëse merr dënim nga gjykata, shtoi Hoëard. Devin Brosnan, 26 vjeç, oficeri tjetër në vendngjarje, u akuzua për sulm të rëndë dhe shkelje të betimit të tij të detyrës, shtoi Howard.

    Brosnan ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka dhënë dëshmi kundër Rolfe, thanë prokurorët. Houard tha se të dy burrat kishin rënë dakord të dorëzoheshin para autoriteteve të enjten.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbajti fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ajo u ndal tek...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Sot në mbarë botën shënohet Shën Valentini, apo Dita e të Dashuruarve. E Shtëpia e Bardhë përgatiti një urim epik për të...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë të ditur se Shqipëria u bë pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi. Haradinaj tha se Kërveshi ishte...
    Sport14 Shkurt 2025
    Në fillim të kësaj jave u raportua se Real Madridi kishte thirrur agjentët e Vinicius Junior për të zbuluar kërkesat e tyre...
    Vip14 Shkurt 2025
    Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother Vip “hapën zemrën” e tyre dhe hodhën në letër ndjenjat e...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë...
    Sport14 Shkurt 2025
    Boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria pritet të ndeshen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.