×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish drejtuesit e degës së AAK-së në Malishevë i bashkohen Nismës Socialdemorkate

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Nismës Socialdemokrate nga sot i është bashkuar ish kandidati për kryetar të Malishevës, njëheresh asambleist në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashit.

    Gashi po ashtu ishte edhe ish kryetar i degës së AAK-së në Malishevë.

    Bashkë më të kanë aderuar edhe ish nënkryetari i degës, Januz Mazreku dhe anëtari i kryesisë së AAK-së në Malishevë dhe kryetar nëndegë, Avni Gashi.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtarve të ri.

    Ai ka thënë se ardhja e Kajtazit, Januziut dhe Avniut do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën në Malishevë dhe në vend.

    Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate është e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes Nismës të japin kontributin e tyre për vendin.

    Postimi i Limajt:

    Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku – nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.

    Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare.

    Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend.

    NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Gjykata Supreme të enjten ka marrë vendim edhe për ankesën e fundit dhe kësisoj i është hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi ka vizituar babain e tij të sëmurë i cili ndodhet në QKUK. Ai është pritur me duartrokitje e brohoritje...
    Lajme13 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vizitës së ish-Presidentit, Hashim Thaqi, në Kosovës tek babai i tij i...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi sot erdhi në Kosovë për një vizitë te babai i tij i sëmurë, transmeton Periskopi. Thaçi hyri më herët...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj thotë se refuzimi i kërkesave të Thaçit para zgjedhjeve dhe lejimi i tyre pas zgjedhjeve,...
    Kronika13 Mars 2025
    Një 28-vjeçar është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Për arrestimin e E.K., si fillim ka njoftuar...
    Lajme13 Mars 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka paralajmëruar padi ndaj Besian Mustafës së LDK-së nëse ky nuk kërkon falje për një...
    Vip13 Mars 2025
    Jetmir Salaj, fitues i “Big Brother”, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.