×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i PSD’së: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin.

    Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu tha se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milionë euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike.

    “365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milionë euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi. Go home, you are drunk”, ka shkruar Sejdiu.

    E, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Qeveria  e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

    Bajrami tha se ky program përfshinë masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

    “Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro. Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare”, shkruan Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri  për FrontOnline, ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur asnjë bisedim për formimin e qeverisë së...
    Kronika26 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 355 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Kronika26 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë. Dy personat e dyshuar që lanë të plagosur një...
    Të tjera
    Vip26 Mars 2025
    Gjatë spektaklit të sotëm në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka ndarë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, duke zbuluar...
    Sport26 Mars 2025
    Edvin Kuç ka vazhduar me paraqitje të mira te Mali i Zi, ku ka shënuar gol në minutën e fundit për t’i...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve masive që po përfshijnë juglindjen...
    Lajme26 Mars 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Krushës së Madhe që u krye nga forcat serbe. Më datë 25, 26 dhe 27...
    Lajme26 Mars 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri...
    Lajme26 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.