×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani shënon shifrën më të lartë të rasteve ditore të Coronavirusit që nga fillimi i qershorit

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Gjatë 24 orëve të kaluara, në Iran u regjistruan 3,341 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i qershorit.

    Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat, e cila gjithashtu bëri të ditur se numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 ka shkuar në 425,481.

    Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 177 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia në Republikën Islamike shkoi në 24,478, shkruan The Guardian.

    Zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, tha javën e kaluar se i tërë vendi është në zonën e kuqe të paralajmërimit për shkak të rritjes alarmante të numrit të vdekjeve dhe infektimeve.

    Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për një valë të tretë të pandemisë, ndërsa qeveria ka thënë se rritja e numrit të rasteve ka ardhur pjesërisht si pasojë e rënies së nivelit të respektimit të protokolleve shëndetësore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. A2 CNN mëson se PD ka ndryshuar numëruesin Numëruesit...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan...
    Të tjera
    Vip11 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo edhe sot ka ndarë disa...
    Kronika11 Maj 2025
    Një konflikt me pesë personave në fshatin Ballancë të Vitisë, rezultoi edhe me të shtëna me armë. Për fat të mirë, nga...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë. Ai akuzoi partinë...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, deri në orën 19:00, është raportuar një pjesëmarrje prej 79.24% për...
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë se po bën “gjithçka për ta prishur standardin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.