×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani liron përkohësisht të burgosurit e huaj për shkak të koronavirusit

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Irani ka njoftuar të martën për 88 vdekje të reja, si pasojë e koronavirusit, teksa autoritetet kanë liruar më shumë se 1 mijë të burgosur të huaj për shkak të pandemisë.

    Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, marrë parasysh numrin e viktimave në 24 orët e fundit, numri total i të vdekurve në këtë shtet ka arritur në 5 mijë e 297.

    Shtetasit e huaj kanë qenë në mesin e 100,000 të burgosurve që janë liruar në disa faza nga muaji mars.

    Aty është përfshirë gruaja britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e arrestuar më 2016, e cila është dënuar me pesë vjet burgim për rebelim.

    “Çfarë ka bërë Irani është se po garanton shëndetin e të burgosurve dhe dhënia e lejes për liri është një veprim i rëndësishëm” në krahasim me atë që kanë bërë shtetet tjera, ka thënë zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili.

    Një panel i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut i ka bërë thirrje Iranit javën e kaluar për zgjatje të listës së të burgosurve që duhen të lirohen përkohësisht, pas përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

    Esmaili në anën tjetër ka thënë se Irani nuk duhet të kritikohet për “qasjen diskriminuese” pasi ka vepruar në mënyrë të “shkëlqyeshme” në krahsim me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Irani deri më tani ka regjistruar 84,802 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.