×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani do ta bëjë të obligueshme vendosjen e maskave në hapësira të mbyllura

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Qeveria iraniane ka njoftuar se vendosja e maskave në hapësira të mbyllura do të bëhet obligative dhe ata që refuzojnë t’i vendosin ato nuk do të mund të marrin shërbime publike.

    Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, i bëri të ditura masat e reja gjatë një fjalimi drejtuar popullit të shtunën.

    “Punëtorët qeveritarë nuk duhet t’u shërbejnë njerëzve që nuk kanë vendosur maska dhe punëtorët që nuk i vendosin ato duhet të cilësohen mungues dhe të dërgohen në shtëpi”, tha ai.

    Rouhani gjithashtu tha se personat e infektuar e kanë si detyrë fetare që t’i informojnë të tjerët, duke shtuar: “Mbajtja sekret e infeksionit tënd i shkel të drejtat e njerëzve të tjerë”.

    Qeveria e Iranit është përpjekur t’i bindë njerëzit për të vendosur maska përmes një fushate në televizionin publik, në të cilën thuhet se koronavirusi nuk është shaka, shkruan “The Guardian”.

    Të shtunën, uebfaqja e qeverisë iraniane e publikoi një fotografi të presidentit Rouhani me maskë, ndonëse ai rrallë është parë me maskë në publik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Bërdicë. A2 CNN mëson se një person me motor është përplasur me...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një gjykatë e Bosnjës ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik, presidentin e entitetit të Republika Serbe, si dhe për dy...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka marrë fjalën në mbledhjen komemorative për nder të Haxhi Thaçit.   Spirpoali fjalën e...
    Lajme18 Mars 2025
    Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka ndarë emocione dhe kujtime të thella për babanë e tij pas ndarjes nga jeta të...
    Lajme18 Mars 2025
    Mitrovicë e Jugut , 18 mars 2025 Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar pasi u dekorua me  Medaljen Presidenciale të Meritave...
    Lajme18 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot në mbledhjen komemorative për babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se ai ishte njeriu...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me babanë e Thaçit. Haxhi Thaçi shpresonte se Hashim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.