×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK jep detaje për përleshjen në mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve në Ferizaj

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Gjatë mbrëmjes të së premtes në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një gjë e pazakontë. Dy zyrtarë policorë janë përleshur fizikisht në mes të qytetit me dy qytetarë. E kjo ngjarje, ka tronditur mbrëmë Ferizajn. Sipas policisë, rrahja nisi pasi dy qytetarë nuk po i bartnin maskat në publik si dhe refuzuan t’i binden urdhrit të zyrtarëve policorë, shkruan Express.

    Por, hetime të detajuara për këtë punë tashmë ka nisur Inspektorati Policor i Kosovës. Këta të fundit në një përgjigje dhënë Gazetës Express kanë treguar se dy personat e arrestuar nga policia janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontrollim mjekësor.

    “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së pas njoftimit për këtë rast kanë dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Expressit.

    Hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me dy personat e arrestuar nga policia të cilët janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontroll mjekësore dhe të njëjtit kanë deklaruar se trajtimi i tyre në stacionin policor ishte korrekt.

    “Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me Prokurorinë drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të IPK-së për Gazetën Express.

    E nga përleshja fizike kanë pësuar lëndime trupore edhe zyrtarët policorë të përfshirë në rast.

    E megjithëkëtë, mbrëmë nga policia rajonale e Ferizajt i kanë dhënë detaje Expressit për këtë rast.

    Zëdhënësi i policisë në Rajonin e Ferizajt Agim Gashi, i cili edhe konfirmoi se qytetarët në fjalë nuk i kanë respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

    “Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gatishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore. Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, ka thënë Gashi.

    Më poshtë mund t’i shihni pamjet e kësaj përleshjeje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.