×
  • Lajme
  • Lajme

    Ipeshkvia e Kosovës fton besimtarët “Ditën e Lutjes” kundër COVID-19

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se me kërkesë së Selisë së Shenjtë më 14 maj do të organizohet “Dita e Lutjes kundër Covid-19”, andaj ka kërkuar nga të gjitha religjionet dhe njerëzit vullnetmirë që të bashkohen kësaj thirrjeje.

    Kjo është deklarata e plotë e Selisë së Shenjtë:

    Të dashur besimtarë/e, vëllezër e motra të të gjithë njerëzimit!

    E gjithë bota po përballet me një rrezik të madh që ka marr jetët e mijëra njerëzve dhe vazhdon të kërcënoj jetët e miliona njerëzve të tjerë për shkak të përhapjes së pandemisë coronavirus (COVID-19).

    Duke e çmuar rolin e medicinës dhe kërkimeve shkencore që bëhen për ta mundur këtë pandemi, ne s’duhet të harrojmë që përballë kësaj krize të rëndë të kërkojnë mbështetje në Zotin. Për këtë arsye duam t’i ftojmë të gjithë njerëzit e botës që të luten secili sipas bindjeve të tyre fetare, të agjërojnë dhe të bëjnë vepra bamirësie, me njetin që të ndalet pandemia. Secili prej nesh, kudo që ndodhet dhe sipas mësimeve të traditave përkatëse të feve dhe filozofive, le të kërkoj prej Zotit që të na vijë në ndihmë të gjithëve në këtë katastrofë; t’i frymëzojë shkencëtarët për ta gjetur sa më shpejt një kurë për virusin dhe ta shpëtojnë botën nga pasojat e kësaj pandemie të rëndë në fushën e shëndetit, ekonomisë dhe humanitetit.

    Në aktualizimin e objektivave të Dokumentit mbi Vëllazërinë Njerëzore, Komiteti i Lartë për Vëllazërinë Njerëzore propozon që të kremtohet ditën e enjte, më 14 maj 2020 një Ditë Botërore e lutjes, agjërimit dhe veprave të bamirësisë.

    Që t’u përgjigjemi bashkërisht kësaj ftese, ta thirrur Zotin e gjithëpushtetshëm që ta shpëtojë botën, të na ndihmojë ta kalojmë pandeminë, ta rikthejmë sigurinë, stabilitetin, shëndetin dhe mirëqenien, në mënyrë që pasi të përfundojë kjo pandemi, Toka e jonë të mund të jetë më e mirë se përpara një vend i ngrohtë për njerëzimin dhe vëllazërinë njerëzore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.