×
  • Lajme
  • Lajme

    Invalidi i UÇK-së që jeton vetë i shtati me 19 euro në muaj

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Rexhepi, nga fshati Komogllavë (Gurbardh) i Ferizajt, jeton vetë i shtati me vetëm 19 euro në muaj.

    Rexhepi për shkak të traumave të përjetuara në luftë merr pension 319 euro në muaj, por me 300 euro nga ky pension duhet ta paguajë këstin e një kredie.

    Ai tha se ka marrë kredi mbi 20 mijë euro për të larë borxhet dhe për të filluar një biznes me blegtori, por për shkak se nuk ka pasur para të mjaftueshme për ta financuar është detyruar t’i shesë gjedhet. Tash thotë se i kanë mbetur të papaguara edhe 14 mijë euro kredi.

    Tani ai jeton me vetëm 19 euro në muaj me bashkëshorten, vëllain dhe 4 fëmijët e tij. Fëmija më i madh është vajza 13-vjeçare, djali 9-vjeç, çika e vogël parashkollor 5-vjeç dhe djali i vogël 2-vjeç e 4 muaj.

    Ai thotë se ka kërkuar ndihmë edhe në Komunën e Ferizajt, por se nuk ka pranuar asnjë ndihmë deri tani.

    E vetmja ndihmë që e ka marrë Rexhepi është shtëpia që i është ndërtuar nga shoqata humanitare “Feniks” dhe ndihma nga këngëtari Labinot Tahiri, i cili thotë se tash e ca kohë e ndihmon me nga 100 euro në muaj.

    Përveç, ushtar i UÇK’së, Rexhepi ka qenë edhe pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe UÇK’së në Maqedoni, shkruan Sinjali.

    Ai thotë se i ndihet shumë keq që duhet të kërkojë ndihmë nga të tjerët.

    “Po më vjen shumë keq, shumë zor, që duhet me kërku ndihmë nga të tjerët. Unë kam luftuar për Kosovën, Preshevën e Maqedoninë, nuk doja kurrë të kërkojë ndihmë nga të tjerët. Po më vjen vështirë shumë që kam dalë në media, por zori kah nuk po të çojke”, përfundoi ai.

    Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Rexhepin mund të kontaktojnë atë personalisht në numrin 044 414 546.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.