Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka reaguar pas kërcënimit që Naser Gashi, i njohur më shumë si Naser Qeli, ua ka bërë gazetarëve të Gazetës Express, duke bërë thirrje që ky person të mbahet përgjegjës.
“Gazetarët në Gazetën Express të Kosovës ishin të kërcënuar pasi një burrë hyri me forcë në zyrat editoriale të saj dhe kërkoi që një artikull rreth tij të fshihet”, thuhet në deklaratën e këtij rrjeti.
Më tutje, ky rrjet ndërkombëtar bën thirrje përmes një postimi në Tëitter që personi përgjegjës për këtë kërcënim të mbahet përgjegjës për veprimin e tij.
Në deklaratën e plotë theksohen edhe arrestimi i Naser Qelit nga policia dhe reagimet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe rrjetit “SafeJournalists”, grup i asociacioneve të gazetarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët e kanë dënuar incidentin.
https://twitter.com/globalfreemedia/status/1317007086828572675?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1317007086828572675%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_1&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Finstituti-nderkombetar-i-shtypit-reagon-pas-kercenimit-te-naser-qelit-ndaj-gazetes-express%2F