Koronavirusi COVID-19 në pjesën veriore të Italisë ka qenë prezent që në dhjetor të vitit të kaluar, pra dy muaj përpara konfirmimit të rastit të parë të diagnostikuar, sipas një studimi të fundit të Institutit të Shëndetit Kombëtar Italian.
Gjurmët e virusit u zbuluan në mostrat e ujërave të zeza në qytetet e Milanos dhe Torinos në fund të vitit të kaluar dhe në Bolonja në janar thuhet ne studim.
Ky institut kreu një analizë të ujërave të ndotura të mbledhura nga tetori 2019 deri në shkurt 2020 përpara se COVID-19 të godiste zyrtarisht Italinë, transmeton Bweb.
Mostrat nga tetori dhe nëntori 2019 ishin negative, duke treguar që virusi nuk kishte mbërritur, tha ekspertja e cilësisë së ujit Giuseppina La Rosa.