×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati sanitar shqiptoi mbi 900 gjoba brenda dy jave për mosrespektim të masave

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Gjatë muajit korrik Kosova ka shënuar numër të madh të të infektuarve me COVID-19, po ashtu edhe numri i atyre që kanë vdekur ka qenë i madh. E me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi janë shtuar edhe inspektimet në terren të cilat po kryhen nga inspektorët sanitarë të mbështetur nga Policia e Kosovës.

    Vetëm në 12 ditët e fundit, Inspektorati Sanitar ka kryer mbi 2300 kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa janë shqiptuar 923 gjoba për individë, 80 për persona juridikë, si dhe certifikata e izolimit të detyrueshëm u është dorëzuar 750 personave.

    Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tershnjaku në një intervistë për KosovaPress tha se gjatë 10 ditëve të fundit kanë inspektuar edhe 58 ceremoni varrimi të personave që kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

    Tershnjaku tha se inspektorati sanitar është duke punuar me aktivitet të plotë me qëllim të zbatimit të masave që ka ndërmarrë qeveria për luftimin e pandemisë COVID19.

    Tershnjaku: Janë shqiptuar 923 gjoba

    “Në periudhën kohore nga data 24 korrik deri më 2 të muajit gusht kemi bërë 2370 kontrolle. Nga këto kontrolle kemi shqiptuar 923 gjoba për personat fizikë, kemi shqiptuar gjoba për 80 persona juridikë, kemi shpërndarë 750 vendime për izolim të personave që janë të prekur me COVID-19, kemi lëshuar 278 vendime për dalje nga izolimi-shërimi dhe kemi monitoruar mbi 58 varrime të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Pra, inspektorati nga orët e hershme të mëngjesit nga ora 05:00 deri në orën 24:00, ose edhe më vonë, është në aktivitet të plotë për zbatimin e masave të qeverisë së Kosovës në luftën për COVID-19”,thotë Teshnjaku.

    Ai tha se vetëm në komunën e Prishtinës gjatë kësaj të diele janë mbyllur 5 biznese të gastronomisë pasi që nuk kanë respektuar masat e qeverisë.

    Tershnjaku: Vetëm ditën e diel janë mbyllur 5 biznese të gastronomisë

    “Nga 80 subjekte që kemi vendosur masën e gjobës për subjektet që nuk kanë respektuar vendimin apo kanë qenë recidiv ne kemi shqiptuar masën e gjobës dhe mbrëmë janë mbyllur diku 5 subjekte të cilat nuk kanë respektuar vendimet e mëhershme ose vendimet paraprake”, deklaroi ai.

    Kryeinspektori sanitar i Kosovës thotë për KosovaPress se gjobat që po I vendos ky institucion janë të bazuar në Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

    Tershnjaku: Gjobat vendosën bazuar në Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse

    “Inspektorati sanitar bazuar në Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse ka kompetencën e vetë për të shqiptuar masën e gjobës për të gjithë ata persona juridik të cilët nuk i zbatojnë vendimet e qeverisë e të cilat vendimet janë të bazuara në bazë të ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, të cilët duhet t’i respektojnë… Nga zero deri në 500 euro është për personin fizik dhe nga 500 deri në 1000 është për personin juridik dhe varësisht nga rrethanat inspektori është autoriteti kompetent i cili vendos se si të vendoset masa e gjobës”, theksoi ai.

    Në anën tjetër, referuar raportit për Policisë së Kosovës vetëm në 24 orëshin e fundit për mos respektim të masave të qeverisë janë ndaluar 58 persona.

    Në Podujevë është iniciuar rast ndaj një personi. Në Ferizaj është ndaluar një person, në Prizren janë ndaluar 48 persona, në Suharekë 2, në Malishevë 1, në Mitrovicë 2 dhe në Vushtrri 3.

    Me Pakon e fundit të masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit parashikohet lëvizje e kufizuar të qytetarëve nga ora 10:30 deri 05:00 në disa komuna që kanë një numër të lartë të personave të infektuar. Dhe po ashtu mbajtja e maskës është e detyrueshme.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.