×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati në Malishevë: Nuk lejohet organizimi i dasmave në lokale hoteliere

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Organizmi i dasmave dhe ahengjeve tjera në lokalet hoteliere ende nuk është i lejuar, prandaj ju bëhet thirrje publike lokaleve hoteliere, që të mos lejojnë organizimin e dasmave apo ahengjeve në lokalet e tyre.

    Këtë thirrje, pronarëve të lokaleve hoteliere, ju ka bërë sot, Inspektorati komunal në Malishevë, duke kërkuar nga pronarët e këtyre lokaleve, që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për shëndetësi.

    Për këtë problematikë, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, edhe njëherë ka sqaruar opinion e gjerë dhe pronarët e lokaleve, se organizimi i dasmave dhe ahengjeve, nuk lejohet, pasi institucionet përgjegjëse shëndetësore, i kanë ndaluar, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, dhe kjo është një prej masave për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    “Ne si inspektorat jemi të detyruar të veprojmë për zbatimin e këtyre masave, prandaj, të bëjmë edhe pak durim në tejkalimin e kësaj situate pandemike me virusin korona dhe të mos bëhemi shkaktar të përhapjes eventuale të virusit. Në komunën tonë, ka kohë që është një situatë stabile dhe nuk kemi raste aktive me COVID-19, dhe kjo është meritë e përbashkët e qytetarëve dhe institucioneve që janë të angazhuar në menaxhimin e situatës me COVID-19, si dhe në parandalimin e përhapjes së virusit, dhe për këtë ne duhet të tregojmë ende kujdes”, ka thënë drejtori Kastrati.

    “Gjatë kësaj fundjave kemi pasur raste të tentimit të organizimit të dasmave dhe ahengjeve tjera, dhe për këtë qëllim, së bashku edhe me Policinë e Kosovës, jemi detyruar të ndërhyjmë në ndërprerjen e tyre. Edhe njëherë apelojmë tek pronarët e lokaleve hoteliere, por edhe tek qytetarët, që të vazhdohet me zbatimin në përpikëri të masave dhe vendimeve qeveritare, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, ka bërë thirrje drejtori Kastrati.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.