Lajme

Inspektime të rrepta në Prishtinë pas orës 21:00

Inspektime të rrepta në Prishtinë pas orës 21:00
22:17 | 11 Korrik 2020

Drejtori i Inpekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet e inspekcionit janë çdo natë në terren për të shikuar se a po zbatohen masat e reja ndaj pandemisë Covid-19.

“Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik!”, tha ai.

Kujtojmë se në Prishtinë nga e hëna nuk lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 dhe veprimtaria e gastronomisë.

Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500

Të tjera