×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Iniciativa në Britaninë e Madhe: Hani në restorant, paguan ministri

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson ka paraqitur një paketë ndihme për vendin e prekur nga koronavirusi. Për ushqimet në pijet apo restorantet, britanikët do të paguajnë gjysmën kurse pronarët do të rimbursohen nga shteti.

    “Hani jashtë, në restorant ose konsumoni në bare dhe klube, paguan Rishi!”.

    Në mesin e shumë masave të njoftuara, të cilat së bashku me ato të muajve të fundit do të kushtojnë mbi 350 miliardë paund (rreth 390 miliardë euro, dyfish më shumë se në krizën e vitit 2008 në Mbretërinë e Bashkuar), është edhe ajo e zbritjes së çmimeve me 50%, në bare dhe restorante, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

    Mekanizmi është shumë i thjeshtë, siç është dhe qëllimi: të rindizet motori i industrisë së restoranteve, e cila gjithashtu është prekur nga pandemia përmes rregullave të vendosura për ruajtjen e distancimit fizik, për të frenuar përhapjen e Covid.

    Masa e re e ndihmës nuk shoqërohet me asnjë lloj burokracie, thjesht uluni, hani në restorant dhe automatikisht do të keni zbritjen 50% të çmimit. Më pas, pronari i restorantit ose menaxheri i pub-it do të rimbursohet nga shteti brenda 5 ditësh.

    Duket një masë socialiste, përkundrazi është e qeverisë së Boris Johnson e cila, pavarësisht gabimeve të shumta dhe të bujshme në menaxhimin e situatës shëndetësore, deri më tani ka mbështetur ekonominë britanike, me një sërë ndihmash për bizneset, e gjithë kjo për të mbajtur të gjallë sektorët e ekonomisë britanike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.