×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Valbon Krasniqi: Nuk mund të qëndrojmë përgjithmonë të izoluar, por qytetarët të mbajnë maska

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se nuk ka dyshim që rritja e numrit të prekurve me coronavirus lidhet me zbutjen e masave.

    “Ajo që kemi parë në qytetet tona është një relaksim i skajshëm i qytetarëve madje edhe i përshpejtuar”, tha ai për RTV Dukagjinin.

    Megjithatë infektologu thotë se situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll.

    “Ne si Kosovë po kalojmë më shumë se tre muaj me pandeminë dhe nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë dhe asesi të qëndrojmë të izoluar. Por të paktën duhet të kemi mësuar si të bashkëjetojmë me virusin në aspektin e bartjes së maskave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Krasniqi ka thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën kur dalin nga shtëpia pasi sipas tij virusi bartet vetëm nga rrugët e frymëmarrjes.

    “Por duhet të kemi të çartë se nuk mund të kthehemi menjëherë në situatën e para pandemisë”.

    Infektologu thotë se mendimi është se deri më tani Kosova ja ka dalë mirë me menaxhimin e situatës duke pasur parasysh edhe kapacitetet shëndetësore.

    Krasniqi ka treguar se aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 23 pacientë me COVID.

    “Tre prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa njëri nga ta në gjendje kritike për jetën”, ka thënë ndër të tjera Valbon Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.