Klinika e Infektives po del të jetë Klinika me më së paku personel shëndetësorë të prekur me Coronavirus. Të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë për Front Online, infektologu Izet Sadiku.
“Para 2-3 ditësh ka qenë numri, ku diku 420 raste të infektuara që i ka rënë diku 9% e të infektuarve në Kosovë, e që është një numër goxha i lartë i të infektuarve tek punëtorët shëndetësorë”, ka thënë ai.
Sipas tij punësimet shtesë që janë bërë nga ministria e Shëndetësisë, kanë qenë si një infuzion për institucionet shëndetësore .
“Ka pasur edhe disa raste në Infektivë edhe pse duke pasur parasysh rrezikshmërinë e madhe, numri i të personelit shëndetësorë ka qenë më i vogël se në Klinikat tjera. Ministria e Shëndetësisë e ka bërë një punësim shtesë dhe ky punësim do të jetë i mirëseardhur dhe do të jenë infuzion për institucionet shëndetësore për të rritur kapacitet njerëzore që janë shumë të domosdoshme në këtë fazë të menaxhimit me pandeminë Covid”, ka thënë ai për Front Online.