×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu kosovar: Vaksinohuni, në Infektivë ka pacientë të shtrirë ndonëse kanë marrë vaksinën

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se edhe Kosova duhet ta ketë si shqetësim mundësinë e rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të COVID-19.

    Ai ka deklaruar se ditëve të fundit është rritur edhe numri i personave të hospitalizuar me koronavirus.

    “Ditëve të fundit kemi një rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në krahasim me javët e mëparshme, pra kemi shtim edhe të numrit të personave të hospitalizuar, sidoqoftë ky numër nuk është shqetësues. Kjo do të se jemi në një situatë që kemi paralajmëruar edhe më herët”.

    “Edhe si vendet tjera evropiane ku është i pranishëm një variant i ri i virusit, që është një variant shqetësues për gjithë Evropën, duhet të jetë një variant shqetësues edhe për ne, pasi përhapet më shpejtë dhe është më kontragjoz, kjo pasohet e rrezikshmëri të shtimit të rasteve”.

    Ahmeti ka treguar se kanë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së pacientë që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 si dhe të dytën.

    “Aktualisht kemi dy raste të shtrirë që kanë marrë vaksinat dhe janë prekur sërish me COVID-19. Qytetarët duhet ta kenë parasysh se imuniteti pas-vaksinal nuk arrihet menjëherë pas marrjes së vaksinës. Një imunitet i plotë vaksinal arrihet së paku dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës”.

    “Ditët e fundit kemi evidentuar 10 raste të tillë, ku pesë raste e kanë marrë infeksionit pas dozës së parë të vaksinës, kjo ndodh për faktin sepse pas dozës së parë të vaksinës duhet të tejkalojnë tri javë që të krijohet një imunitet mbrojtës post-vaksinal. Ka qenë koincidencë që këta persona e kanë marrë virusin pasi nuk e kanë krijuar imunitetin kundër COVID-19 edhe pse e kanë marrë dozën e parë, pra imuniteti post-vaksinal fitohet tre javë pas marrjes së dozës së parë, ndërsa pasi merren të dy doza imuniteti post-vaksinal vjen dy javë pas vaksinimit”, ka thënë Ahmeti në Klan.

    Ai ka theksuar se Kosova ka ngecje sa i përket vaksinimit në raport me shtetet tjera evropiane duke shtuar se qytetarët janë duke hezituar si pasojë e teorive konspirative.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.