×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu kosovar: Rrini në shtëpi, dikur gjyshërit tanë s’kanë pasë as ushqim e as shëndetësi!

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Muharrem Bajrami, infektolog i njohur, njeriu që shërbeu një jetë në mbrotje të shëndetit publik nga epidemi të ndryshme, ka dhënë një mesazh për qytetarët e Republikës së Kosovës.Ai ndër të tjera ka thënë se populli ynë është ballafaquar me sfida të shumta, derisa përmendi këtu edhe luftën e fundit, duke thënë se asgjë s’ishte e sigurt, derisa tani kemi shërbim shëndetësor, mbrojtje dhe ushqim në shtëpitë tona.

    “Çdo njëri nga ne e kemi për obligim për ta ruajtur shëndetin tonë, por nuk kemi asnjë të drejtë, që ta rrezikojmë shëndetin e dikujt tjetër. Posaqërisht të personave të cilët janë të moshuar dhe atyre të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike dhe me imunitet të dobësuar.

    Nuk e kemi lehtë që në këtë periudhë kohore të rrimë në shtëpi, por duhet ta kemi parasysh se e kemi të sigurt jetën tonë fizike, kemi shërbimet shëndetësore i cili është 24 orë i gatshëm, kemi ushqime të mjaftueshme.S’duhet të harrojmë se para pak vitesh, posaqërisht gjeneratat më të vjetra, e dinë se kemi pasur rrethana edhe më të sesa kjo që e kemi tani. Ushqimin nuk e kemi pas të sigurt, shërbimet shëndetësore po ashtu s’i kemi pasur të sigurta dhe çka është më kryesorja, jetën asnjëri nga ata që kanë ngelë në enklava të ndryshme, në qytete e fshatra s’e kanë pas të sigurt.
    Në çdo moment kanë qenë të rrezikuara nga forcat e armikut, kurse sot jetën e kemi të sigurt, pasi që policia jonë na mbronë në çdo moment dhe këtë periudhë duhet ta kalojmë sa më lehtë dhe më më mirë”, thotë në një video të publikuar në faqen zyrtare të MSH-së.

    Ai më tej thotë se me siguri se do ta kalojmë këtë më sa më pak të infektuar dhe viktima. Por, unë si mjek i vjetër edhe përpara jemi ballafaqu me të tilla gjëra dhe mjekët janë të gatshëm që edhe këtë ta përballojmë.

    Ndiqeni videon e plotë:

    https://www.facebook.com/597689407055317/videos/543406316548464/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.