×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Infektohen me Covid-19, dy mjekë dhe një fëmijë 4- vjeçar në Elbasan

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Koronavirusi vazhdon të përhapjet me shpejtësi në qytetet të ndryshme të vendit.

    Në të gjithë Shqipërinë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar sot 82 raste të reja nga rreth 400 tampone që janë realizuar në 24 orë.

    Pesë raste të reja janë shënuar në qytetin e Elbasanit, ku pas mbylljes së pavijonit të Gjinekologjisë, COVID-19 është përhapur dhe tek bluzat e bardha, por ka prekur gjithashtu dhe një fëmijë.

    Korrespondentja e “Panorama” në Elbasan, raporton se ndër raste e reja është ai i infektimit të një mjeku reanimator, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19.

    Fatkeqësisht veç mjekut kanë rezultuar të prekur edhe familjarët e tij. Pozitiv ndaj testit kanë rezultuar dhe bashkëshortja dhe vajza e mjekut në Elbasan.

    Dyshohet se infektimi i mjekut ka ardhur si rezultat i kontaktit që ka pasur me maminë e repartit gjinekologjik, ku disa ditë më parë u infektuan dy punonjëse të këtij pavijoni.

    Po ashtu ndër rastet e konfirmuara ditën e sotme rezulton të jetë dhe një mjek pediatër, për të cilin ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku prekjes nga COVID-19.

    Ndërkohë që raportohet se mes të prekurve është dhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Pas funeralit të Papa Françeskut në prani të liderëve të shumtë botërorë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me kryeministren italiane Giorgia...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili gjendet në burg është shprehur se në 11 maj ai do të zgjidhet...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Dy grekë nga Patra dhe një shqiptar janë arrestuar për trafik dhe import droge nga jashtë, gjatë operacionit të punonjësve të policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.