India po vazhdon të jetë njëra ndër rajonet më të goditura nga virusi korona.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar mbi 67 mijë raste të reja me COVID-19, sipas ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 942 viktima.
Kujtojmë se India radhitet në vendin e tretë si rajoni më i goditur në botë që nga fillimi i pandemisë me 2,399,992 të infektuar, 47,169 viktima dhe 1,697,811 të shëruar nga koronavirusi.