×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK me një njoftim të rëndësishëm për cilësinë e ujit pas reshjeve të shiut

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se uji i pijshëm është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

    Kosova sot është përballur me reshje pa pushim, ndërkohë është thënë se ka rënë shi brenda 24 orëve, aq sa është dashur të bie brenda një muaji.

    Aeroporti i Prishtinës hapet më 28 qershor

    ‘’Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bëra në laboratoret e Institutit Kombëtar të gjithë parametrat kimik dhe baktyeriologjik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.’’, thuhet në komunikatë.

    ‘’Në bazë të parametrave të analizuar uji nga ujësjellësi është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm. Analiza e ujit bëhet çdo ditë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA16/2012 dhe DËD 98/83/EC. Në kohën e pandemisë, monitorimi është sforcuar si nga ana e Qendrës për monitorim të ujit në IKSHPK ashtu edhe në monitorimin operativ në Kompanitë Rajonale të Ujit.’’, thuhet tutje.

    ‘’Ditëve të fundit kemi pasur reshje të shtuara në disa rajone të Kosovës dhe komunës së Prishtinës, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenj të Kosovës dhe liqej akumulues. Këto sasira nuk kanë shkaktuar vërshime (pos në disa fshatra të Komunës së Podujevës), por kanë ngritur nivelin e liqejve akumulues ku kanë përmirësuar furnizimin me ujë të rajonit të Prishtinës përmes KRU “Prishtina”. IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale. Situata epidemiologjike është në kontroll të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.’’, përfundon komunikata. /Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.