Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka treguar masat e reja në luftimin e koronavirusit.
IKShPK-ja ka shkruar se masat janë këto:
• Bartja e maskave mbrojtëse është obligative
• Mbajta e distancës prej 2 m obligative
• Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme
• Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)
• Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)
• Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private
• Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura
• Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19
• Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve
• Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS
• Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme
• Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal
• Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS