×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHKP e thotë fjalën e fundit për dasmat, më 1 korrik takohet qeveria dhe estrada

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Mbrëmë zyrtarë të qeverisë kanë konfirmuar se nga data 1 korrik do të hapen të gjitha restorantet ku organizohen dasmat. Këngëtarët që protestuan javëve të fundit për lejimin e dasmave iu gëzuan lajmit. Por, pati edhe reagime në rrjetet sociale që kundërshtuan paralajmërimet e tilla duke thënë se kjo s’mund të bëhet kur janë shtuar rastet me COVID -19. Sot, Kryeministri Hoti, tha se ende s’ka vendim për dasmat dhe se me 1 korrik do të takohet Komiteti qeveritar dhe estrada për të vendosur.

    “Mund t’ua konfirmoj se nga data 1 korrik është marrë vendim të hapen të gjitha restorantet për organizimin e dasmave”, kështu ka deklaruar mbrëmë Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri mbrëmë.

    Por, lajmit i gëzuan këngëtarët e estradës kosovare të cilët kohëve të fundit pas hapjes së shumë sektorëve konsideruaruan se po u bëhet e padrejtë duke kërkuar lejimin e dasmave.

    “Miq të dashur , nga data 01.07.2020 zyrtarisht lejohen dasmat dhe ahenxhet familjare, shpresojmë të kaloj kjo pandemi plotësisht dhe ti kthehemi normalitetit siq jemi mësuar te jemi të lirë..Suksese e punë te mbarë të gjithëve , na priftë e mbara”, ka dekalruar të martën mbrëma këngëtari Afrim Muqiqi. Një njoftim me përmbajtje të ngjashme e ka bërë edhe Labinot Tahiri.

    “Dasmat sërish në vazhdimsi! Urime dasmorë! Kur bën mirë , gjen mirë! Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve. Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare , u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegun tim Afrim Muqiqin i cili ka qenë shumë i angazhuar”, ka shkruar ndër tjerash Labinot Tahiri.

    Reagime ka pasur edhe në rrjetet sociale. Shumëkush ka kundërshtuar paralajmërimin sepse aktualisht vendi po përballet me rritje të rasteve me COVID 19. Qeveria e Kosovës sot gjatë ditës tha se ende nuk është marr e vendim për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

    Por, e gjithë situata epidemiologjike në vend tashmë është duke u monitoruar nga ana e Komitetit Ekzekutiv për luftimin e monitorimin e situatës ndaj Covid-19 i cili është themeluar se fundmi nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Nga ky komision kanë deklaruar për Gazetën Express se ende nuk është marrë vendimi për lejimin e dasmave e ahengjeve të tjera familjare. Thonë se për këtë gjë, do të vendosë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i cili do t’i certifikojë rekomandimet për këtë fushe.

    Kryesuesi i këtij komisioni dhe këshilltari i kryeministrit Hoti, dr.Visar Berisha tha për Express se si Komitet kanë mandat vetëm për dhënien e këshillave dhe analizave. Pra, nuk kanë kompetenca ekzekutive.

    “Do të monitorohet situata epidemiologjike në Kosovë. Do të behet edhe vlerësimi dhe në bazë të kësaj ne do ta njoftojmë Kryeministrin për propozimet tona. Por, vetëm Instituti ka kompetencë ligjore që t’i certifikojë vlerësimet. Ne si Komitet japim analiza dhe këshillojmë. Pra nuk jemi organi që kemi kompetenca ekzekutive”, ka thënë Kryesuesi i Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19, Visar Berisha.

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha të mërkurën se këtë çështje ia ka lënë në dorë Komitetit Ekzekutiv i cili kryesohet nga këshilltari i tij Dr. Visar Berisha. Ky Komitet do të takohet më 1 korrik me përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë për të vlerësuar situatën nëse ka kushte të lejohen këto aktivitete.

    Ndonëse qershori ka qenë muaji i cili rivlerëson situatën epidemiologjie në Kosovë me COVID-19 për mbajtjen e ahengjeve, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk është marr ende ndonjë rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për këtë çështje.

    Ndërkohë, për mos lejimin e ahengjeve kanë reaguar shumë artisë, pronar të restoranteve e biznese të tjera që varen nga to.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.