Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, në listën e NISMA-s për deputet, dy nga kandidatët janë të dënuar për vepra penale.
Në gjetjet e hulumtuesve të IKD-së del se, ata janë të dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit.
Njëri për vepren penale “Përdorim i armës” me 2400 euro gjobë dhe tjetri me gjobë 600 euro dhe 6 muaj burgim me kusht, për “Mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë”.
Njoftimi i plotë:
Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Nismës Socialdemokrate, nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se dy (2) prej tyre janë të dënuar aktgjykim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, njëri për veprën penale “Përdorim i armës” i dënuar me 2400 euro gjobe dhe tjetri me gjashtë (6) muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Po ashtu, njëri prej kandidatëve të dënuar në listën e Nismës Socialdemokrate ka një aktakuzë aktive për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, i cili rast me pajtimin e palëve ka shkuar në ndërmjetësim.
NISMA nuk ka propozuar asnje kandidat te akuzuar per vepra penale korruptive!