Përballja me pandeminë Covid-19 ka ndikuar negativisht në shumë sektorë. E komunat janë ato që po ballafaqohen drejtpërsëdrejti me problemet që hasin qytetarët.
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Front Online është shprehur se pandemia ka ndikuar në situatën ekonomike nëpër komuna ku ajo më nuk është siç ka qenë.
Një shqetësim tjetër nëpër komuna mbetet stafi shëndetësorë i cili ka mungesa të shumta, e sidomos të stafit adekuat për trajtim të rasteve me Coronavirus, problem ky i shfaqur qysh nga fillimi i rasteve të para.
“Po, ka mungesë të stafit adekuat shëndetësorë nëpër komuna. Duke marrë parasysh që stafi shëndetësorë i komunave është duke i mbuluar me shërbime edhe pikat kufitare, duke marrë parasysh që një përqindje e theksuar e stafit shëndetësor komunal është infektuar me COVID- 19 edhe duke marrë parasysh edhe shtimin e kërkesave të qytetarëve për vizita nëpër QKMF dhe QMF, ka mungesë të theksuar të stafit mjekësorë adekuat. Kjo ka dalë edhe kërkesë e komunave në analizën e bërë të Asociacionit”, ka thënë Ibrahimi për Front Online.