×
  • Kronika
  • Kronika

    Ia lidhi djalit 9 vjeçar kabllon për fyti dhe deshi ta mbysë, arrestohet nëna nga Istogu

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Istog. Një grua 41 vjeçare, me inicialet Sh.H(1979), emër i njohur për redaksinë e ka humbur kontrollin dhe duke e rrahur djalin e saj 9 vjeçar ka tentuar ta mbysë me kabllo në fyt

    Burime të Reporteri.net në Policinë e Istogut thonë se ajo e kishte rrahur të birin brutalisht, pasi ai ishte rrahur me fëmijët e lagjes.

    Por fëmija është shpëtuar nga motra e tij e cila ka arritur që ta nxjerrë 9 vjeçarin nga duart e nënës së tij.

    Ky burim ka thënë se pas trajtimit mjekësor dhe intevristimit, fëmija do të strehohet në një familje tjetër.

    Por kjo nuk ishte hera e parë që kjo grua ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj.

    “E dyshuara dhe viktima janë sjellë në stacion. Ajo është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka deklaruar se me datën 22 rreth orës 18:00 fëmija ishte rrahur me fëmijët e tjerë të lagjes. Ajo e ka pranuar se e ka goditur të birin me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit. Fëmija ka shumë shenja në trup dhe në qafë”, i ka thënë Reporterit ky burim brenda Policisë së Kosovës.

    Prokurori i krimeve të rënda ka marrë vendim që e dyshuara të ndalohet për 48 orë.

    Po ashtu bëhet e ditur se është intervistuar edhe dëshmitarja e rastit e cila ka thënë se gruaja ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj fëmijës.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Arrestimi i tij...
    Kronika22 Korrik 2025
    Pak minuta pas mesnatës së sotme, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Mramor...
    Kronika22 Korrik 2025
    Pas vdekjes së dy punëtorëve në një vendpunishte në Gjakovë,  janë arrestuar dy persona të dyshuar. Ata po hetohen për veprat penale...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.