×
  • Kronika
  • Kronika

    Ia lidhi djalit 9 vjeçar kabllon për fyti dhe deshi ta mbysë, arrestohet nëna nga Istogu

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Istog. Një grua 41 vjeçare, me inicialet Sh.H(1979), emër i njohur për redaksinë e ka humbur kontrollin dhe duke e rrahur djalin e saj 9 vjeçar ka tentuar ta mbysë me kabllo në fyt

    Burime të Reporteri.net në Policinë e Istogut thonë se ajo e kishte rrahur të birin brutalisht, pasi ai ishte rrahur me fëmijët e lagjes.

    Por fëmija është shpëtuar nga motra e tij e cila ka arritur që ta nxjerrë 9 vjeçarin nga duart e nënës së tij.

    Ky burim ka thënë se pas trajtimit mjekësor dhe intevristimit, fëmija do të strehohet në një familje tjetër.

    Por kjo nuk ishte hera e parë që kjo grua ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj.

    “E dyshuara dhe viktima janë sjellë në stacion. Ajo është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka deklaruar se me datën 22 rreth orës 18:00 fëmija ishte rrahur me fëmijët e tjerë të lagjes. Ajo e ka pranuar se e ka goditur të birin me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit. Fëmija ka shumë shenja në trup dhe në qafë”, i ka thënë Reporterit ky burim brenda Policisë së Kosovës.

    Prokurori i krimeve të rënda ka marrë vendim që e dyshuara të ndalohet për 48 orë.

    Po ashtu bëhet e ditur se është intervistuar edhe dëshmitarja e rastit e cila ka thënë se gruaja ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj fëmijës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.