×
  • Lajme
  • Lajme

    I vdes mbesa në moshën 9 vjeçare – deputeti i VV-së bën një postim prekës: Na falë Elita…

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë mbesa e tij 9 vjecare, Elita.

    Basha lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

    “Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të pamurit, e paralizoi atë pjesërisht, dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndal edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndaj nga ne përjetë. Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmiju vetëm 9 vjeç. Pa fajin e saj Elita sot nuk mund të rritet si shokët dhe shoqet e veta. Ajo nuk do ta ketë mundësinë ta kryej shkollën e mesme, as fakultetin, por as të rritet duke ëndrruar një familje e karrierë. Kanceri vendosi me ia shu të gjitha andrrat”, ka shkruar ai.

    Basha ka kujtuar edhe herën e fundit që është parë me mbesën e tij dhe pyetjen që ia kishte bërë e njejta.

    “Herën e fundit derisa prisnim në takim në Spital më pyeti, “Dajë, a ta merr mendja që do t’vdes?” I thash, “jo dajë, ti je shumë e fortë dhe do t’ia dalim së bashku.” “Shpresoj që ia dalim dajë sepse nuk dua ta lë mamin vet,” ma ktheu Elita, e cila nuk e kishte hallin e vet se vdiste, por të mamit që po e linte vetëm sepse ishte fëmiu i vetëm”, ka shkruar ai.

    “Na fal Elita që nuk arritëm me t’shëru nga kjo sëmundje e poshtër. T’kërkoj shumë falje shpirt. Më fal që t’shikonim derisa vdisje çdo ditë ngapak, kurse nuk arrinim me t’ndihmu. E di që nuk është fer, edhe vet e thoje, dhe e di që bota është shumë më e varfër pa ty zemra dajës! Kurse tash loqk, në vend se tani me ardh me ba plane me shku te pishina ose te plazhi, daja po vje me ba plane me t’përcjell te varri”, ka shkruar deputeti i LVV’së.

     

    https://www.facebook.com/dimalbasha1/posts/10158344519593744

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.