Rrjeti Global për Lirinë e Shtypit i ka reaguar ish’kryeministrit Ramush Haradinaj që i ka quajtur gazetarët kosovarë “zagarë”.
Kjo organizatë me anë të një postimi në Twitter, ka dënuar këtë gjuhën denigruese të ish-kryeministrit Haradinaj.
“IPI i bashkohet AGK-së në dënimin e gjuhës denigruese e përdorur për të sulmuar gazetarët kritik nga ish-kryeministri Haradinaj. Gjatë një debati, ai i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë””, thuhet në reagim.
“Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë mi kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë, zagarët janë shumë gazetarë mercenarë që me një kaçik të sulmojnë. Menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve tanë në Kosovë që kanë shkuar atje, gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Uashington, shihi statuset…”, kishte thënë ndër të tjera Haradinaj.