×
  • Lajme
  • Lajme

    I prekuri i vetëm me coronavirus, është nga kjo komunë

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për një rast të ri me koronavirus.

    I prekuri i fundit i konfirmuar është bga Komuna e Prishtinës.

    “Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtin)”, thuhet në njoftim.

    61 të shëruar dhe vetëm një rast i ri me Covid-19 në Kosovë

     

    Njoftimi i plotë:

    GJASHTËDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

    Sot më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar një (1) rast.

    Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtin).

    Sot më 08 maj 2020, janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste.

    Më datë 08 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 77 vjeç nga Rahoveci, i konfirmuar me COVID-19 me datë 28.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar nga data 27 prill 2020 dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt.

    Nga data 08 shkurt deri më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.557 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 862 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 08 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.997.103 raste të COVID-19 dhe 275.075 raste të vdekjes.

    QYTETARË TË NDERUAR!
    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

    AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.