×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Podujevë ende nuk është kapur nga policia

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Policia e Kosovës ende nuk ka arritur që t’i bie në gjurmë 65-vjeçarit, i cili dyshohet se vrau dy vëllezërit nga fshati Repë i Podujevës.

    Një vrasje e rëndë ndodhi në orët e para të pasdites të së shtunës në Podujevë. Dy vellezër nga fshati Repë dyshohet se u vranë nga fqinji i tyre, që e kanë përballë me shtëpi.

    E arsyeja që e shtyri 65-vjeçarin që të merrte automatikun në dorë e të shtinte në drejtim të fqinjëve, dyshohet të jetë një tokë, për të cilën të dy palët pretendonin mbi pronësinë e saj.

    I dyshuari menjëherë pas vrasjes, ka ikur në drejtim të maleve. Edhe pas katër ditësh, ai gjendet akoma në arrati.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express, se deri tani s’ka të arrestuar për këtë rast.

    “Lidhur me këtë rast, që është cilësuar si Vrasje e rëndë, hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorinë përkatëse, me qëllim të sqarimit, zbulimit të të gjitha rrethanave si dhe arrestimin e personit të dyshuar i cili ende është në arrati.

    Përveç të dhënave që i kemi bërë publike deri tani nuk ka ndonjë të dhënë të re që mund ta ndajmë me ju aktualisht, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në përfundimin e kësaj faze të hetimit në të cilin ndodhet rasti”, ka thënë Ahmeti.

    Ndryshe, në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura, derisa pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura.Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.