Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka shkaktuar një aksident trafiku derisa kishte qenë i dehur
Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se në gjendje të dehur derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore i kishte goditur dy këmbësorë viktimat meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thekson raporti.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.