Kronika

I dehur ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale, arrestohet pejani

I dehur ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale, arrestohet pejani
09:31 | 21 Korrik 2021

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale.

Policia njofton se i dyshuari ishte në gjendje të dehur, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë, 19.07.2021 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera