×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    I akuzuari për vrasjen në AKI pranon fajësinë për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, por jo për vrasjen e Isa Sejdiut

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    I akuzuari për vrasjen e Isa Sejdiut brenda Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Valon Iberdemaj ka pranuar dy nga veprat penale për çka ishte i akuzuar nga Prokuroria e Prishtinës dy vite më parë.

    Iberdemaj akuzohet se në shtator të vitit 2018, në objektin e AKI-së kishte privuar nga jeta Isa Sejdiun.

    Më pas sipas Prokurorisë, ai dyshohet se e kishe rrëmber një punonjëse të AKI-së, të cilën e kishte liruar pasi që kishte arritur te vetura e tij që gjendej në parkingun e AKI-së.

    Në seancën e mbyllur për publikun të mbajtur në fund të muajit qershor, Ibërdemaj ka pranuar fajin për dy nga veprat për të cilat ngarkohet.

    Në procesverbalin që ka siguruar gazeta Objektiv, Iberdamaj thotë se e pranon fajësinë për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, por jo edhe për vrasje.

    “Pas konsultimit të mjaftueshëm me mbrojtësin tim deklarohem fajtorë rrethë pikës dy të diapozitivit të aktakuzës, e që ka të bëj për veprën penale Rrëmbim dhe zonjës B.. i shprehi keqardhje për gjithçka që ka ndodh”

    Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit edhe prokurori i rastit, Ilaz Beqiri i cili tha se janë në fazën e shqyrtimit kryesor të këtij rasti.

    “Dy vepra penale i ka pranuar, tash kanë me dëshmua vetëm dëshmitarët që janë për vrasje në këtë rast”, tha Beqiri.

    Por, gruaja e të ndjerit Isa Sejdiu, Besa Sejdiu tha për gazetën Objektiv se nëse i akuzuari Valon Iberdemaj ka pasur probleme psiqike, atëherë për këtë duhet të marrë përgjegjësi AKI-ja.

    Ajo po ashtu shprehet e zhgënjyer me zvarritjen e këtij rasti nga ana e organeve të drejtësisë.

    “Ata po mundohen me thanë kinse nuk ka qenë Valoni në gjendje të mirë shëndetësore e që ka pas probleme psikike, nëse ka pas probleme vërtet atëherë barra bie mbi AKI. Qe dy vjet jemi ende të shokuar, asnjë motiv dhe asnjë shkak nuk e po e dimë pse ”, theksoi Sejdiu.

    Në anën tjetër, prokurori i rastit tha se pas ekzaminimit psikiatrik që i është bërë Iberdemajt, ky i fundit duhet të jetë i përgjegjshëm për veprën që e ka kryer.

    ‘Valoni nuk u kanë bash mirë, por është i përgjegjshëm. Ju ka bo ekzaminimi psikiatrik ka dalë që i ka disa telashe, por ka qenë penalisht i përgjegjshëm kur e ka kryer veprën penale, potencoi Beqiri.

    Edhe avokati i familjes Sejdiu, Skender Musa është i bindur që i akuzuari është fajtor për vrasjen e kolegut të tij të punës brenda objektit të AKI-së.

    ”Vrasja ka qenë e paramenduar dhe është bërë me vullnet të plotë, ekziston dashja direkte, ekziston motivi i hakmarrjes. Pretendimet e mbrojtës i kuptojmë pasi secili i akuzuar ka dëshirë të përdorë të gjitha gjërat që ka pas telashe shëndetësore, por raporti tregon që ai është i aftë”, theksoi Musa.

    Gazeta Objetkiv ka tentuar gjatë ditës të marrë një deklaratë edhe nga avokati i Valon Iberdemajt, Besnik Berisha, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

    Ndaj Iberdemajt është ngritur aktakuzë nga Prokuroria për vrasje të rëndë, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, seanca e radhës për këtë rast pritet të mbahet të martën, e ku pritet të dëshmojnë dëshmitarët B.B dhe R.I.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.